Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Investimet në modernizimin e flotës shqiptare, Vengu: Sipas standardeve të NATO-s
Baza ajrore e Farkës dhe investimet në standardet e NATO-s, por edhe arritja e objektivave të samitit të Hagës, mbeten thelbësore. Ndaj edhe për ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, puna për rivlerësimin strategjik të mbrojtjes vijon. Në një takim në bazën ajrore të Farkës, ministri Vengu foli për modernizimin e flotës – teknologjinë dhe armatimin – që nga meteorologjia deri te sistemet e mbrojtjes kundërajrore. Ministri i Mbrojtjes u ndal edhe në bazat ajrore të Gjadrit, Rinasit, Farkës, Kuçovës dhe Vlorës, për të cilat tha se zhvillimi i infrastrukturës do të shërbejë për të rritur sigurinë dhe efektivitetin e Forcës Ajrore në misione ushtarake dhe mbrojtjen civile. Gjithashtu, zhvillimi i infrastrukturës do të shërbejë edhe në specializimin e burimeve njerëzore, si me rihapjen e Shkollës...