Investimet e huaja në sektorë kritikë, propozim për ndryshimin e ligjit: Mund t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror

Investimet e huaja në sektorë kritikë, propozim për ndryshimin e ligjit: Mund t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror

Deputeti Eduard Shalsi ka propozuar ndryshime në ligjin “Për investimet e huaja”, duke synuar shtimin e një mekanizmi kontrolli për investimet që lidhen me sektorë strategjikë dhe të ndjeshëm për vendin. Konkretisht, propozimi parashikon që në nenin 10 të ligjit të shtohet një paragraf i ri, sipas të cilit investimet e huaja që prekin infrastrukturën publike kritike, teknologjitë kritike, furnizimet me mallra të rëndësishme apo aksesin në informacion sensitiv mund t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi ose ekzaminimi nga autoritetet shtetërore. Investimet që lidhen me infrastrukturë publike kritike përfshijnë energjinë, transportin, ujin apo rrjetet dixhitale. Po ashtu, përfshihen investime që lidhen...
Burimi: Sot.com.al