Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Investimet e huaja në sektorë kritikë në filtrin e qeverisë, Shalsi: Ligji kërkesë e BE!
Investimet e huaja direkte në sektorë strategjikë dhe kritikë të vendit do të kalojnë fillimisht në filtrin e imët të qeverisë. Një strukturë e posaçme do të ngrihet me vendim të këshillit të ministrave që do të vlerësojë dhe shqyrtojë paratë e huaja që futen përmes investimeve në infrastrukturën publike kritike, teknologjinë, akesin në informacione sensitive, mallrat me përdorim të dyfishtë e deri tek liria e medias. “Të ndërtohet një sistem. Nëse deri më sot e kemi bërë me politika ad-hoc ku janë përfshirë institucione të ndryshme në varësi të llojit të investimit, në rastin konkret do të duhet të përcaktohet...