‘Investime për kasaforta e grirëse letrash’/ SPAK kërkon psikologë për agjentët e BKH-së: Përballen me presione e kërcënime

‘Investime për kasaforta e grirëse letrash’/ SPAK kërkon psikologë për agjentët e BKH-së: Përballen me presione e kërcënime

komisioni per nismat qytetare TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm një fond për shërbim psikologjik për agjentës e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kërkesa për psikolog u prezantua gjatë raportimit në Komisionin për Nismat qytetare, ku ishte i pranishëm edhe prokurori Alfred Shehu, drejtori i buxhetit të SPAK-ut, Armand Shini.  Drejtori i buxhetit argumentoi nevojën për ndihmë psikologjikë duke theksuar se agjentët e BKH-së përballen me presione psikologjike, kërcënime dhe ngarkesë të lartë. “Psikologia institucionale është një kërkesë e shtuar, e cila është argumentuar me ndihmën që do të japë psikologu edhe për stafin e BKH-së, pasi stafi i BKH-së përballet me presione psikologjike, me kërcënime dhe ngarkesë të lartë që karakterizojnë natyrën e veprimtarisë hetimore. Psikologu do të...