Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Investime milionëshe në kulturë dhe sport: MKRS rikthen vëmendjen në kryeqytet
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur listën e investimeve të përfunduara, në zhvillim dhe në planifikim në qytetin e Prishtinës.Përmes një postimi publik, ministri Hajrulla Çeku ka prezantuar projektet që përfshijnë ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën kulturore, sportive dhe historike të kryeqytetit.Ndër projektet e përfunduara dhe në realizim janë:Teatri Kombëtar i Kosovës me një fond prej 7 milionë eurosh,
Stadiumi “Fadil Vokrri” me 1.3 milion euro,
Muzeu Kombëtar i Kosovës me 2.9 milionë euro,
Galeria Kombëtare e Kosovës (1.5 milionë €),
Ndërtimi i stadiumit ndihmës në Bërnicë (1.6 milion €),
Restaurimi i shtëpive tradicionale si ajo e Hynilerëve (245 mijë €), e familjes Sylejmani (185 mijë €), dhe të tjera.
Projektet në fazë prokurimi apo projektimi përfshijnë:Biblioteka Kombëtare e Kosovës (22 milion €),
Qendra multikulturore me sallë koncertale...