Investim i ri në Shelcan, përfundon rruga e Panxhit

Investim i ri në Shelcan, përfundon rruga e Panxhit

Një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia Elbasan merr formë konkrete në lagjen Panxhi të fshatit Shelcan, ku është përfunduar shtrimi me asfalt i një segmenti rrugor me gjatësi rreth 430 metra lineare. Aksi i saporregulluar lidh lagjen me varrezat e fshatit dhe përshkon një zonë të banuar nga rreth 30 familje. Ky investim është realizuar në përgjigje të një kërkese të hershme të komunitetit, e ngritur vazhdimisht në mbledhjet e buxhetimit me pjesëmarrje, duke reflektuar qasjen gjithëpërfshirëse të Bashkisë ndaj nevojave reale të qytetarëve. Krahas asfaltimit, është ndërhyrë edhe në pastrimin e kanalit kullues, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet infrastrukturore...
Burimi: Kohajone.com