Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?
Fiks Fare denoncoi dy realitete të ndryshme të konvikteve ku duhet të qëndrojnë studentët. Qyteti Studenti ishte braktisur për kushtet e këqija. Një panoramë tjetër ishte në konviktet pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës. Shteti shpenzoi 30 milionë euro. Nuk qëndronin studentë shqiptare, por punëtorë dhe studentë të huaj. Pas këtyre denoncime, “Fiks Fare” u interesua pranë Bashkisë së Tiranës. Drejtuesit thanë se, drejtori i përgjithshëm Olsi Shahini, është larguar menjëherë nga detyra. Zyrtarisht thanë se është dorëhequr. Nga ana tjetër, Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Policinë e Shtetit, ka shkuar në konviktet e UBT për të verifikuar listën e punëtorëve dhe studentëve të huaj. Gazetarët tentuan që t’i pyesin se çfarë veprimesh kryen, por morën refuzimin e tyre. Sipas këtij dokumenti, në krye të...
Burimi:
javanews.al