Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Intervista me Turhan Pashën dhe Filip Nogën
700 MALËSORË KUNDËR PRINC VIDIT Nga: Aurenc Bebja, Francë – 11 Gusht 2022 “Le Matin” ka botuar, të mërkurën e 3 qershorit 1914, në ballinë dhe faqe n°2, intervistën ekskluzive të korrespondentit të saj me Turhan Pashën (kryeministër) dhe Filip Nogën (Ministër financash) në lidhje me kryengritjen asokohe kundër Princ Vidit, që Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar : Shtatëqind malësorë zbarkojnë në Durrës Durrës, 1 qershor. — Shkresë nga korrespondenti special i “Le Matin”. — Sot zbarkuan këtu 700 malësorë, të marrë nga 10.000 burrat që Prenk Bib Doda mblodhi në Lezhë. Kontigjenti përfshin myslimanë dhe të krishterë, por këta të fundit përbëjnë shumicën dërrmuese. Fillimisht, ky kontigjent duhej të përbëhej nga 250 të krishterë dhe...