Intervista me celular nga burgu lë Metën 10 ditë pa palestër, Blushi: E kanë dënuar sepse…

Intervista me celular nga burgu lë Metën 10 ditë pa palestër, Blushi: E kanë dënuar sepse…

Një intervistë përmes celularit në televizion, i ka kushtuar Ilir Metës ndalimin e aktivitetit sportiv. Ishte vetë Tedi Blushi që në një deklaratë për mediat zbuloi se Meta është dënuar nga Komisioni Disiplinor i burgut Jordan Misja me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive. Ky vendim sipas Blushit është marrë sepse Meta realizoi një intervistë live, me telefon me gazetaren Beti Njuma. Në studio televizive ka qenë vetë Blushi i ftuar, i cili ka marrë në celular Metën, ndërsa ky i fundit tha se po komunikon përmes telefonit të burgut. “Partia e Lirisë dënon gjithashtu me forcë edhe...
Burimi: Javanews.al