Intervista e fundit e At Zef Pllumit: Dy sende u dashkan në jetë, fati dhe guximi!

Intervista e fundit e At Zef Pllumit: Dy sende u dashkan në jetë, fati dhe guximi!

At Zef Pllumi ka qenë nga ata personalitete, i cili me veprën e tij ka lënë gjurmë kudo dhe kjo është e dokumentuar në shumë media. Intervistat e tij, gjithmonë janë lidhur me mesazhin e jetës, shpresës për ditë më të mira dhe dëshirën e madhe për ta parë Shqipërinë në piedestal. Kështu, i pakursyer në 4 gusht të vitit 2007, ai do të jepte intervistën e fundit, për gazetën “Shekulli”, të intervistuar nga gazetarja e asokohe Elsa Demo. Në vazhdim mund ta lexoni të plotë: Si je me shëndet patër Zef? Dje mbret, sot ruajna Zot. Tre fëmijë i kthejnë faqen. Përshëndetja e ditës. Vijnë prapë nesër. Kthina ka pak gjurmë françeskani. Shtrati i ngushtë nuk ka gjurmë gjumi. Pas dere xhaketa e zezë...