Interin e pret kalendar “bombastik”, por mund të jetë mundësi shkëputjeje në krye të Serie A
Pas javës pushim që Chivu iu dha lojtarëve, Interi u rikthye të hënën në stërvitje në “Appiano Gentile”, duke nisur përgatitjet për rifillimin e kampionatit. Trajneri duhet të menaxhojë forcat për serinë e parë të ngjeshur të sezonit: 5 ndeshje në Serie A dhe 2 në Champions League gjatë tetorit. Përveç derbit në transfertë ndaj Milanit, zikaltrit do të përballen në kampionat me Parma, Bologna, Fiorentina dhe Venezia, skuadra që aktualisht ndodhen nga vendi i 15-të deri në fund të tabelës. Parma është kundërshtari i parë, më 10 tetor në “San Siro”. Në Champions, zikaltërit do të luajnë ndaj Club Brugge dhe Shakhtarit, ndërsa 4 nga 7 ndeshjet e tetorit do t’i zhvillojnë në “San Siro”. Kalendari i rivalëve: Roma: Como (jashtë), Real Madrid, Geno,...
Burimi:
telesport.al