Interi punon për disa rinovime. Nga Çalhanoğlu te Thuram e Dimarco, ja plani i zikaltërve
Pas rinovimeve të Francesco Pio Esposito dhe Yann Bisseck gjatë verës, Interi po punon për të blinduar disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Cristian Chivu. Prioriteti aktual është Hakan Çalhanoğlu, me kontratë deri në qershor 2027. Palët synojnë zgjatjen e bashkëpunimit edhe për dy vite, mundësisht para Krishtlindjeve. Pengesa mbetet paga; turku përfiton rreth 6 milionë euro në sezon, ndërsa drejtuesit synojnë ta ulin për shkak edhe të dëmtimeve, që prej vitit 2024 e kanë lënë jashtë 30 ndeshjeve. Federico Dimarco është lidhur me Interin deri në vitin 2028, pas aktivizimit të klauzolës për zgjatjen e kontratës. Përfaqësuesit e tij kërkojnë rritje page, me synimin që ai të bëhet lojtari i dytë më i paguar pas Lautaros. Klubi preferon të negociojë përmes bonuseve. Edhe Marcus Thuram,...
Burimi:
telesport.al