Buxheti 2027/ SPAK zbulon kërkesat: Duam psikolog për BKH-në, kasaforta dhe grirëse letrash

Buxheti 2027/ SPAK zbulon kërkesat: Duam psikolog për BKH-në, kasaforta dhe grirëse letrash

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar përfshirjen e një psikologu institucional në strukturën e saj për vitin 2027, me argumentin se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) përballen me presione psikologjike, kërcënime dhe ngarkesë të lartë në punë. Kërkesa u paraqit gjatë raportimit të SPAK-ut në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku u diskutua projektbuxheti i institucionit për vitin 2027. Drejtori i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar në SPAK, Armand Shini, shpjegoi se psikologu do të ofrojë mbështetje për punonjësit e BKH-së, por do të ketë edhe një rol në procesin hetimor, duke asistuar hetuesit gjatë intervistimit të dëshmitarëve të rrezikuar dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. “Psikologu institucional është një kërkesë e shtuar, e cila argumentohet me mbështetjen që do t’i ofrojë stafit...