Interi prezanton formacionin me imazhin e Asllanit, lojtari shqiptar sërish titullar në Botërorin e Klubeve

Interi prezanton formacionin me imazhin e Asllanit, lojtari shqiptar sërish titullar në Botërorin e Klubeve

Kristjan Asllani ka fituar besimin e Kristian Kivusë. Mesfushori shqiptar do të luajë ndeshjen e tij të dytë si titullar në Botëtorin e Klubeve që po zhvillohet në SHBA. Pas një loje pozitive të luajtur kundër Monterreit, Asllani është përzgjedhur nga minuta e parë edhe kundër Uravës. Interi ka publikuar në faqen zyrtare në “Twitter” formacionin me të cilin do të përballet me ekipin japonez dhe si imazh ka përdorur pikërisht Kristjan Asllanin. Ky i fundit ka mundësinë që në këtë Botëror të Klubeve të tregojë se e meriton një vend në projektin e Interit për sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/...
Burimi: Sportekspres.com