Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Interi në finale, por Lamine Yamal magjepsi edhe në “San Siro”. Çfarë talenti i patëmetë!
👁9493
Në një natë heroike në “San Siro”, emocionet ishin të panumërta. Interi shkoi në finalen e Ligës së Kampionëve, me plot meritë, por në të dyja ndeshjet, edhe në Katalonjë, edhe në Milano, nuk ka munguar admirimi për talentin e jashtëzakonshëm të Lamine Yamal. Vetëm një Sommer monstruoz arriti ta ndalte yllin spanjoll, i cili mori notën 8 në vlerësimet e “Gazzetta dello Sport”, bashkë me vlerësimin si vijon: “Ndjesia është se pas Pelé, Diego-s dhe Leo-s, po asistojmë në lindjen e fenomenit të ri botëror. Të gjithë e kërkojnë, të gjithë i japin topin, duke harruar që është...