Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Interi, edhe shifrat i ka kundër. Në 20 vitet e fundit, askush s’ka fituar titull me këtë statistikë
👁8386
Barazimi në “San Siro” ndaj Lazios e ka reduktuar në minimum shpresën e Interit për të fituar titullin e 21-të kampion. Jo vetëm sepse Napoli pret në “Maradona” një Cagliari që është i shpëtuar dhe pa presion, por edhe statistikat e së shkuarës e bëjnë misionin e skuadrës së Inzaghit praktikisht të pamundur. Që nga sezoni 2004-2005, i pari në epokën me 20 skuadra dhe sistemin me 3 pikë për fitore, asnjë skuadër nuk e ka fituar kampionatin me më pak se 82 pikë. Interi, në rast fitoreje ndaj Comos në javën e fundit, mund të arrijë maksimumi 81 pikë....