Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Interes për vendvarrimet prehistorike, arkeologët e huaj vizitojnë Tumën e Kamenicës në Korçë
Një grup arkeologësh të njohur dhe pedagogë të Universitetit të Salzburgut kanë vizituar Tumën e Kamenicës, një nga sitet më të njohura të historisë së arkeologjisë në vendin tonë. Ata thanë se Shqipëria ka vende të shumta që duhen vizituar, por kanë nevojë për investime në kërkim dhe zbulim. Arkeologët shtojnë se përgjegjësia për këtë nuk është vetëm e qeverisë shqiptare, por edhe e BE-së, që sipas tyre duhet të ofrojë më shumë për vendet e Ballkanit. “Tuma e Kamenicës është një nga vendet më interesante që kam parë. Një nga sitet më të mirëmbajtura. Problemi është se këtu institucionet...