Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inter, Nkunku nuk është i vetmi ‘Plan B’ për Lookman. Një ish-yll i Serie A në listë
Inter-i po përgatit lëvizje vendimtare për të forcuar krahun e majtë të sulmit. Ndërsa negociatat me Atalanta-n për Ademola Lookman hyjnë në fazën vendimtare, puna është duke u zhvilluar për dy alternativa kryesore, raporton Gazzetta.it. Emri i parë, Christopher Nkunku i Chelsea-t, është rishfaqur me forcë. I mbërritur në Londër me pritshmëri të larta pas paraqitjeve të tij në Leipzig, francezi ka luftuar për të gjetur minuta dhe qëndrueshmëri, pjesërisht për shkak të disa dëmtimeve, dhe tani rrezikon të mbetet përgjithmonë jashtë fushe nga mbërritja e afërt e Xavi Simons në Londër. Interi po e monitoron nga afër situatën. Pika...