Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inter-Lookman, orë vendimtare për negiciatat. Oferta është përmirësuar, pritet përgjigjja e Atalantës
Në merkato kurrë mos thuaj kurrë, por kjo fundjavë duket si momenti vendimtar në tratativat mes Ademola Lookman, Interit dhe Atalantës. Në fakt, gjithçka mund të vendoset që sot, të premten e 1 gushtit, pasi të shtunat dhe të dielat zakonisht i ngadalësojnë negociatat, edhe në verë. Oferta zyrtare e Interit prej 42 milionë eurosh, plus bonuse, për të arritur totalin prej 45 milionësh është në pritje të një përgjigjeje nga Bergamo. Është rilancim i ofertës së parë jozyrtare prej 40 milionësh, por Atalanta vijon të kërkojë 50 milionë euro. Nga ana e tij, Lookman ka refuzuar oferta të tjera...