Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani
27 Korrik 2025 20:15 Telesport Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj duhet të largohet diku tjetër. Mesfushori elbasanas është i vetëdijshëm për vendimin e Christian Chivu, por nuk pranon të largohet nga Inter. “Kokëfortësia” e tij ka bërë që Interi të humbë 15 milionë euro, pasi Asllani refuzoi të transferohej në La Liga te Real Betis. Klubi spanjoll ishte i gatshëm të paguante 15 milionë euro për kartonin e tij, shifër brenda pritshmërive të Interit. Asllani nuk pranoi te shkonte te Betis...