Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Inteligjenca rrjedh nga libri
👁12572
“Inteligjenca rrjedh nga libri”, tema e zgjedhur për edicionin e 25-të të Panairit të Librit në Prishtinë është më shumë se një shprehje. Ajo është një e vërtetë themelore që na kujton se, para se të flisnim për inteligjencë artificiale, për teknologji, për algoritme apo makina që mësojnë njeriun, njeriu vetë mësoi të mendojë thellë përmes librit. Nëpërmjet librit, civilizimi ynë ka kaluar nga errësira në dritë. Nga miti te shkenca. Nga përvoja individuale te dijet kolektive. Nga fjala e thënë te fjala e shkruar dhe përjetësuar. Libri është ai që nuk plaket, por rritet me lexuesit. Është ai që...