Inteligjenca artificiale hap dyert e muzeve për personat me aftësi të kufizuara intelektuale

Inteligjenca artificiale hap dyert e muzeve për personat me aftësi të kufizuara intelektuale

Jo vetëm muze pa barriera, por hapësira kulturore që përshtaten me njerëzit, karakteristikat e tyre dhe mënyrat e ndryshme të të kuptuarit, komunikimit dhe pjesëmarrjes. Kjo është perspektiva e projektit evropian INCLUDE-ID, i koordinuar nga Instituti IRCCS Eugenio Medea dhe i financuar nga programi “Horizon Europe”, shkruan corriere.it. Projekti nisi më 1 shtator 2026 dhe do të vijojë deri më 31 gusht 2030, me një financim prej gati 3.4 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian. Takimi i nisjes së projektit zhvillohet në Bosisio Parini, në provincën e Leccos. Nisma synon të trajtojë një problem që vazhdon të kufizojë pjesëmarrjen e plotë në jetën kulturore të personave me aftësi të kufizuara intelektuale. Edhe pse janë bërë përparime në drejtim të aksesueshmërisë, zgjidhjet ekzistuese shpesh bazohen në programe të...