Inteligjenca Artificiale dhe demokracia, Rama: Ne e vendosim nëse shekulli do t’i përkasë lirisë apo manipulimit
Kryeministri Edi Rama e vendosi inteligjencën artificiale në qendër të mesazheve, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar për rreziqet që teknologjia e avancuar mund të sjellë për lirinë dhe demokracinë. Sipas Ramës, sfida kryesore nuk qëndron te vetë makineria, por te mënyra se si njerëzit do ta përdorin dhe do ta rregullojnë atë. “AI nuk vendos nëse ky shekull i përket lirisë apo manipulimit. Ne e vendosim”, u shpreh Rama, duke shtuar se pyetja thelbësore është se kujt do t’i shërbejë teknologjia dhe nën cilat rregulla do të funksionojë. Në fjalën e tij, kryeministri e lidhi zhvillimin e inteligjencës artificiale me një nga sfidat më të mëdha të demokracive moderne: ndikimin e mundshëm të algoritmeve mbi qytetarët dhe proceset...
Burimi:
kohajone.com