INTELIGJENCA AMERIKANE: RUSIA MUND TE GODASE ITALINE, FRANCEN DHE SPANJEN NGA DETI
Një paralajmërim i ri për një përshkallëzim të mundshëm rus në Evropë ka mbërritur në disa kancelari evropiane. Sipas raportimeve të medias spanjolle El Mundo, shërbimet amerikane të inteligjencës kanë mbledhur informacione për një skenar të mundshëm ku Rusia mund të përdorë dronë të lëshuar nga anije në Mesdhe. Paralajmërimi, sipas raportimeve, u është përcjellë edhe Spanjës, Francës dhe Italisë. Skenari i dyshuar është që dronët të transportohen të fshehur në kontejnerë anijesh dhe të lëshohen në det, në distancë nga objektivi. Një burim pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Lituanisë, cituar në kushte anonimiteti, ka deklaruar se një operacion i tillë është teknikisht i realizueshëm. Në qendër të vëmendjes është edhe droni Gerbera, për të cilin autoritetet lituaneze kanë informacion se mund të përdoret në...
Burimi:
ntv.al