Burimi:
Vizionplus.tv

Integrimi, Rama: BE e interesuar për zgjerim, te Shqipëria shikon një aktor me besueshmëri të lartë
👁13852
Shqipëria hapi ditën e djeshme grupkapitullin “Tregu i Brendshëm”, i treti në total që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në konferencën e katërt qeveritare të zhvilluar në Luksemburg, ishte i pranishëm vetë kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë tha se Shqipëria do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për mbylljen e negociatave me BE deri në 2027, duke punuar për mbylljen e grupkapitujve dhe kapitujve me një ritëm pune shumë të lartë. Ditën e sotme gjatë rubrikës “Sy m’sy”, Rama bëri me dije se gjatë takimeve të zhvilluara ditën e djeshme në Luksemburg u diskutua për ecurinë e negociatave....