Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Institucionet e pagesave fituan 17 milionë euro vitin e kaluar
Institucionet financiare të pagesave dhe transfertave fituan pothuajse 17 milionë euro vitin e kaluar. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rezultati financiar i këtyre operatorëve u përmirësua për të dytin vit radhazi. Fitimi neto arriti në 1.66 miliardë lekë, në rritje me 28% krahasuar me një vit më parë.Banka e Shqipërisë vlerëson se rezultati neto i institucioneve të pagesave dhe të parasë elektronike ka shfaqur rrite, si rezultat i njëkohshëm i rritjes së të ardhurave nga komisionet dhe uljes së shpenzimeve të përgjithshme të veprimtarisë.Ky rezultat përfshin fitimet e realizuara nga institucionet financiare të parasë elektronike dhe ato të...