Instagram forcon masat ndaj profileve të rreme të krijuara me AI
Instagram po ashpërson kontrollet ndaj profileve që përdorin persona të krijuar me inteligjencë artificiale dhe paraqiten si njerëz realë, në një përpjekje për të rritur transparencën dhe për të mbrojtur përdoruesit nga mashtrimet. Rrjeti social do të ndryshojë etiketën “AI creator” në “AI-generated profile”, duke e bërë më të qartë se pas një profili që duket si një person real mund të mos qëndrojë një individ i vërtetë, transmeton Telegrafi. Instagram ka bërë të ditur se ka marrë ankesa nga përdorues të cilët janë ndier të mashtruar pasi kanë ndjekur profile që dukeshin si njerëz realë, për të zbuluar më vonë se personazhet ishin krijuar tërësisht nga AI. Sipas kompanisë, profilet që përdorin persona të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, por nuk e bëjnë të qartë...
Burimi:
kultplus.com