Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori, nuk shpëton as SPAK

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori, nuk shpëton as SPAK

Foto ilustruese TIRANË- Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) ka finalizuar deri më tani 21 inspektime tematike dhe institucionale në gjykata dhe prokurori në gjithë vendin, përfshirë edhe SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme. Nga këto, 12 inspektime janë finalizuar me publikimin e raporteve zyrtare, me 188 rekomandime në total. Gjatë vitit 2024, janë kryer 6 inspektime tematike me 54 rekomandime, që përfshijnë masa administrative, nxjerrje aktesh dhe veprime të brendshme për vetë ILD-në. Sipas njoftimit të ILD-së, inspektimet kanë verifikuar aspekte të punës së gjykatave, administratës gjyqësore, zyrave të prokurorive dhe administratës së prokurorisë, bazuar në planin vjetor të inspektimeve, por edhe në kërkesën e motivuar me shkrim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Ministrit të Drejtësisë dhe të Prokurorit...