Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Inskenon rrëmbimin e vet për të marrë para nga babai/ I riu planifikoi skemën e mashtrimit, përfundon në pranga
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit L. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe B. K., 45 vjeç, banues në Durrës. Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, vihet në pranga 28-vjeçari Lubjan Camema. Policia ka arrestuar e edhe bashkëpunëtori i tij, 45-vjeçarin Bernard Kiptiu, i cili do të merrte shumën e kërkuar. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi L. C. kishte mashtruar babain e tij, shtetasin B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh. Shtetasi B. K....