Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Innovation Now”, Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris
👁13675
Nga data 11 deri më 14 qershor 2025, Parisi do të jetë qendra botërore e teknologjisë dhe inovacionit, falë edicionit të radhës së VivaTech, konferencës më të madhe në Europë për start up-et, bizneset inovatore dhe teknologjitë e avancuara. Në këtë arenë globale, Shqipëria përfaqësohet me moton “Albania Future Now”, pjesë e fushatës Innovation Now e mbështetur nga EU4Innovation (GIZ) dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim promovimin, në tregun kombëtar e ndërkombëtar, të ekosistemit të inovacionit shqiptar.. Në këtë skenë ndërkombëtare të inovacionit do të marrin pjesë katër aktorë kyç të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe zhvillimit...