Informacione të klasifikuara me Serbinë? Ekspertja paralajmëron për sigurinë e Shqipërisë

Informacione të klasifikuara me Serbinë? Ekspertja paralajmëron për sigurinë e Shqipërisë

Ekspertja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Juxhina Sotiri, duke komentuar hetimet për ish-drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni, thekson se Shqipëria është bërë vend jo i besueshëm për NATO-n. Ajo ngriti pyetjen sesa e besueshme është Shqipëria për të mbrojtur interesin e saj kombëtar. Ajo hodhi idenë e një Vetingu në diplomaci, SHISH, apo ministri të ndryshme të ekzekutivit. “Problemi në Shqipëri është shumë i thellë, jo vetëm që nuk jemi aleatë të besueshëm, shkëmbejmë informacionet e klasifikuara me kundërshtarë, me Serbinë, apo shesim pozicione të rëndësishme diplomatike, sikurse e pamë në një nga ambasadat tona me staf rusofil, etj. etj. Dëgjojmë se si edhe të punësuar në NATO shkarkohen për nxjerrje të informacioneve të klasifikuara dhe riemërohen dhe riakomdohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që është...