Influencerja pretendoi se Zonja e Parë e Francës ka lindur mashkull, presidenti francez Emmanuel Macron e padit në SHBA

Influencerja pretendoi se Zonja e Parë e Francës ka lindur mashkull, presidenti francez Emmanuel Macron e padit në SHBA

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte ngritën një padi për shpifje në SHBA të mërkurën kundër influencueses së krahut të djathtë Candace Owens, lidhur me pretendimin e kësaj të fundit se zonja e parë e Francës është mashkull. Familja Macron tha në një padi të ngritur në Gjykatën e Lartë të Delaware se Owens ka zhvilluar një “fushatë poshtërimi global” të mbushur me gënjeshtra dhe “ngacmim të pamëshirshëm” për të promovuar podcast-in e saj dhe për të zgjeruar bazën e saj “të tërbuar” të fansave. Familja Macron tha se gënjeshtrat përfshinin edhe faktin se Brigitte Macron, 72...