Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Inflacioni arrin në 2.5%! Argëtimi, veshjet dhe ushqimet shtrenjtuan çmimet
Rritja e konsumit si pasojë e sezonit veror edhe turizmit, argëtimi por dhe blerjet në veshje kanë shtrenjtuar më shumë çmimet në muajin korrik. Inflacioni ose thënë ndryshe treguesi i ndryshimit të çmimeve në harkun e një viti arriti në 2.5% muajin që shkoi. Niveli më i lartë në 17 muaj. Çmimet tek ushqimet qëndruan edhe më të larta se inflacioni total në vend. Konkretisht muaji korrik i shtrenjtoi me 3.2%. Brenda grupit të ushqimeve vajrat dhe yndyrat patën rritjen më të lartë të çmimeve. As perimet nuk mbeten pas për çmime te kripura, ndërsa i lartë inflacioni qëndron edhe tek qumësht, djathë dhe vezë, mish, fruta e peshk. Turizmi medoemos ka ndikuar ndjeshëm jo vetëm tek ushqimet por dhe argëtimi e kultura dhe pijet...