Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Infermierja pa licencë arrestohet në Florida, ka punuar me diplomë të falsifikuar dhe ka trajtuar 4 mijë pacientë
Një 29-vjeçare është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për mashtrim dhe falsifikim të diplomës. Mësohet se 29-vjeçarja ishte punësuar në një spital si infermiere, duke paraqitur një diplomë të falsifikuar, ndërkohë në realitet ajo nuk kishte studiuar për infermieri. Gjatë hetimit, hetuesit zbuluan se 29-vjeçarja kishte ofruar shërbime mjekësore për 4,486 pacientë midis qershorit 2024 dhe janarit 2025. Ajo akuzohet për paraqitjen e dokumenteve të rreme dhe dhënien e një numri licence që i përkiste një infermiereje me të njëjtin emër, e cila ishte punësuar në një spital tjetër.