Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Industria e Mbrojtjes, Vengu: 20 shoqëri interes për të bashkëpunuar me KAYO, kemi finalizuar negociatat për 3 prej tyre
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi sot Bazën Detare të Pashalimanit ku ka nisur vlerësimi teknik me partnerët italianë me qëllim ringritjen e kantierit detar për prodhimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve të Forcës Detare. Ministri bëri të ditur se në 9 muajt e fundit, 20 shoqëri prodhuese të industrisë së mbrojtjes kanë shprehur interesin e tyre për të bashkëpunuar me KAYO, shoqërinë shtetërore të prodhimit ushtarak “Made in Albania”. Po ashtu, Vengu tha se përgjatë muajve qershor dhe korrik 2025 janë finalizuar negociatat me tri prej tyre. “I kemi hapur rrugën themelimit të tri sipërmarrjeve të reja ku shteti është aksionar në...