Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Indiana protagoniste mund Oklahomën, titulli kampion vendoset në finalen e shtatë
Indiana fitoi sot 108-91 ndaj Oklahoma në finalen e gjashtë play off në NBA, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve mes dy skuadrave. Gjithçka për sa i përket ekipit kampion do të vendoset në ndeshjen e shtatë dhe të fundit. Dy skuadrat finaliste, që nuk priteshin të arrinin deri këtu në këtë fillim-sezon, zhvilluan një tjetër ndeshje të bukur. Në shtëpinë e saj, Indiana nuk zhgënjeu dhe arriti të triumfojë me meritë. Gjashtë basketbollistë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Toppin me 20 pikë. Për Oklahoma, Alexander Shai realizoi 21 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar....