India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit, raportohet për shpërthime të shumta

India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit, raportohet për shpërthime të shumta

India raportoi se ka nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit, duke goditur “infrastrukturën terroriste” si në Pakistan ashtu edhe në Kashmirin e administruar nga pakistanezët, në një përshkallëzim të madh të tensioneve midis dy fqinjëve. “Këto hapa vijnë pas sulmit barbar terrorist në Pahalgam, në të cilin u vranë 25 indianë dhe një qytetar nepalez”, tha Ministria e Mbrojtjes e Indisë në një deklaratë, duke iu referuar një sulmi muajin e kaluar ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India. “Veprimet tona kanë qenë të fokusuara, të matura dhe jo-përshkallëzuese në natyrë. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar. India...
Burimi: Top-Channel.tv