Incidenti pranë Komisariatit nr. 3, pesë efektivë mbeten të shtruar në spital

Incidenti pranë Komisariatit nr. 3, pesë efektivë mbeten të shtruar në spital

FOTO TIRANË-  Pesë efektivë të Policisë së Shtetit po marrin trajtim në spital pas incidentit të ndodhur pranë Komisariatit nr. 3, në rrugën 'Mine Peza'  gjatë protestës së shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Sipas informacioneve, në spital janë paraqitur gjithsej 16 persona pas incidentit, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të qëndrojnë të shtruar./ZËRI