Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës
Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve e cila po zhvillohet në Tiranë, ku një efektivi të policisë i ka shpërthyer gazi lotsjellës brenda çantës së shpinës. Teksa vraponte për të shpërndarë trupën e protestueseve pranë Ministrisë së Arsimit, nga çanta e efektivit ka dalë tym i bardhë. Protesta e sotme e studentëve është shoqëruar me tensione mes tyre dhe policisë. Këta të fundit kanë përdorur ndaj studentëve ujë dhe gaz lotsjellës në sasi, ndërsa të rinjtë i janë përgjigjir me gur.
Burimi:
gijotina.com