Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Incidenti në kantierin e ndërtimit, punëtori 58-vjeçar ndërron jetë. Familjarët: Pësoi fraktura në kokë
58-vjeçari, Petrit Alkollari u plagos më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, dhe sot mësohet se ka ndërruar jetë pas disa ditësh në kujdesin e mjekëve. Ngjarja që ndodhi 12 ditë më parë, fillimisht u raportua si një aksident pune, ku Alkollari mbeti i lënduar rëndë, ndërsa policia arrestoi inxhinierin e kantierit, 56-vjeçarin Agim Spahiu, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Familjari i 58-vjeçarit të ndjerë tregon se Alkollari ka qëndruar për 12 ditë në gjendje kome dhe ka pasur fraktura shumë të rënda në pjesën e kokës. Sipas tij ai nuk ka pasur shpresa për të mbijetuar që ditën e parë të shtrimit në spital, pasi vetëm 7 orë pasi 58-vjeçari mbërriti në spital është kaluar në intubim dhe reanimacion,...