Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Incidenti mes qytetarëve, Nokës dhe Vokshit, Spiropali shkon në Vorë
👁9299
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali është nisur drejt Vorës, pas përplasjeve të fundit mes qytetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi. Noka pretendon se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS. Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij. Debati ka degraduar deri në ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit. Top Channel