Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Incidenti me shoferin e kamionit, gjykata e Korçës cakton “detyrim paraqitje” për vëllain e Bledion Nallbatit
👁5324
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Alti Nallbatin, vëllanë e kandidatit demokrat për deputet në qarkun e Korçës, Bledion Nallbatit. Më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15, në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit, Alti Nallbati ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij Bledion Nallbati duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor. Alti Nallbati ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shoferin, dhe ka tentuar ta qëllojë me...