Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

Mediat gjermane, duke cituar burimet e sigurisë, raportojnë se nga hetimet e deritanishme për dronin e gjetur në aeroportin e Leipzigut ka të dhëna që tregojnë  për përfshirjen e një shërbimi të inteligjencës ruse. Sipas tyre, qeveria pritet të akuzojë direkt Rusinë për atë ngjarje dhe mund të përgatisë sanksione të reja kundër Moskës në koordinim me aleatët. Në fillim të gushtit punonjësit e aeroportit gjetën një dron të mbushur me eksploziv dhe një detonator pranë një avioni mallrash ukrainas. Autoritetet gjermane deri tani e kishin cilësuar incidentin pjesë të një lufte hibride kundër Evropës, duke mos akuzuar drejtpërdrejt Moskën. “Nuk ka reagim të tepruar nga ana jonë, por ka një përgjigje kur sulmohemi”- tha ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul. “Rusia duhet ta kuptojë...