Incidenti i frikshëm gjatë çmontimit të skenës, gjashtë persona të stafit të Ed Sheeran dërgohen në spita
Gjashtë pjesëtarë të ekipit të këngëtarit britanik Ed Sheeran janë dërguar në spital pas një incidenti të frikshëm që ndodhi gjatë çmontimit të skenës, pas koncertit të tij në Ford Field, Detroit. Sipas raportimeve, një mjet ngritës humbi kontrollin dhe përplasi disa prej punonjësve që ndodheshin në zonë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 23:00, teksa anëtarët e stafit po largoheshin për të bërë pushim. Një prej personave të lënduar, Roxana Padilla, tregoi se pa mjetin që po afrohej me shpejtësi dhe më pas përplasi një karrocë të vogël, duke e përmbysur atë. Padilla pësoi frakturë të hundës dhe septumit dhe po pret të mësojë nëse do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Të gjashtë punonjësit u transportuan në spital me dëmtime që nuk rrezikojnë jetën. Menaxhmenti...
Burimi:
vizionplus.tv