Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Incident i rëndë në bazën ushtarake ruse, shpërthen depoja e municioneve
👁8221
Një fotografi e paverifikuar shfaq një zjarr të madh, pas një shpërthimi në rajonin Vladimir të Rusisë, 22 prill. Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një bazë ushtarake ruse në rajonin Kirzhach të rajonit Vladimir, në verilindje të Moskës, tha guvernatori rajonal Aleksandr Avdeyev. Katër njerëz janë plagosur si pasojë e shpërthimit të municioneve, i cili nxiti autoritetet të lëshojnë urdhër për evakuim, tha Avdeyev. Ai shtoi se municionet morën flakë dhe predhat shpërthyen në zonën e depos. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se zjarri ishte shkaktuar nga...