Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Incident i frikshëm në një kopsht zoologjik në Francë, 13 persona goditen nga rrufeja
👁5568
13 persona, përfshirë 4 fëmijë, u plagosën nga rrufeja që goditi një kopsht zoologjik në Francën jugore sot. Dy nga të plagosurit u goditën nga rrufeja. në parkun zoologjik La Barben, pranë Aix-en-Provence. Forca të shumta zjarrfikëse shkuan menjëherë ne vendin e ngjarjes. Incidenti ndodhi pak para orës 3:00 të pasdites, sipas orës lokale, në një kohë kur një pjesë e madhe e Francës është vendosur në alarm të verdhë për stuhi. I hapur në vitin 1971, Kopshti Zoologjik La Barben është shtëpia e 700 kafshëve nga më shumë se 130 specie të ndryshme. Top Channel