Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Inceneratori i Tiranës, Këlliçi akuzon prokurorin e SPAK: Po zvarrit hetimet
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi prokurorin e SPAK, Dritan Prençi, se po zvarrit çështjen hetimore për inceneratorin e Tiranës. Në një dalje nga selia blu, ai u shpreh se hetimet e zhvilluara ndaj Erion Veliajt kanë treguar se kompania që ka administruar venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë është paracaktuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës. “Nëse prokurori Dritan Prençi nuk është ‘qartësuar’ deri tani nga provat e depozituara në SPAK nga ana ime, atëherë sot ka detyrimin ligjor të administrojë provat e reja dhe dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili e specifikon qartë se kompaninë...