Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Inaugurohet konsullata greke në Korçë, Hasani: Greqia partner i rëndësishëm i Shqipërisë! Ministri grek: Prezenca jote Igli ka ndihmuar në përparimin e dy vendeve
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ditën e sotme ka marrë pjesë në inaugurimin e konsullatës greke në qytetin e Korçës. Të pranishëm në këtë inaugurim ishin dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis, si dhe eurodeputeti grek Fredi Beleri. Ministri Hasani në fjalën e tij theksoi se Greqia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Hasani gjithashtu tha se mbështetja e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE është kryesore. Ministri Hasani: Është kënaqësi që inaugurojmë një ndërtesë të re për konsullatën greke në qytetin me rrënjë europiane. Përcjell gatishmërinë tonë për...