Inaugurohet “FIFA Talent Academy Kosova”, hap i ri për zhvillimin e talenteve të rinj

Inaugurohet “FIFA Talent Academy Kosova”, hap i ri për zhvillimin e talenteve të rinj

Futbolli i Kosovës ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e talenteve të rinj me inaugurimin zyrtar të “FIFA Talent Academy Kosova”, projekt i realizuar në bashkëpunim mes Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe FIFA-s. Ceremonia inauguruese mblodhi përfaqësues të FIFA-s, drejtues të FFK-së, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, trajnerë, prindër dhe futbollistë e futbolliste të reja, si dhe figura të njohura të futbollit kosovar. Akademia synon të krijojë një sistem më të strukturuar për identifikimin, zhvillimin dhe avancimin e talenteve, duke u ofruar të rinjve mundësi për t’u zhvilluar në një ambient profesional dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e cilësoi inaugurimin si një ditë të veçantë për futbollin kosovar dhe theksoi se akademia është dëshmi e besimit...