No Image Available

Ina Zhupa në Parlamentin italian, në fokus protestat, trashëgimia kulturore dhe zonat e mbrojtura

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi takime në Senatin dhe Dhomën e Deputetëve të Italisë me drejtuesit e komisioneve parlamentare Roberto Marti, Luca De Carlo dhe Federico Mollicone. Gjatë takimeve, Zhupa diskutoi për situatën politike në Shqipëri dhe protestat mbi 150-ditore, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zonave të mbrojtura, si dhe mësimin e gjuhës shqipe në shkollat italiane.